Politike
Porti i Durrësit/ Rama habit me lajmin: Pagat e punonjësve arritën në 2 mijë euro

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bizneset e transportit në Portin e Durrësit, ku ka theksuar përmirësimet që janë bërë në funksionimin e Doganës dhe shërbimeve të transportit.
Ai u shpreh se pagat e punonjësve në këtë sektor variojnë nga 1500 deri në 2000 euro dhe njoftoi se procesi i skanimit do të bëhet vetëm në 10% të rasteve, duke operuar mbi një bazë kontrolli të rrezikut.
Rama theksoi gjithashtu se Dogana ka pësuar transformime të mëdha, duke u bërë shumë më efikase se më parë. Për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori, ai njoftoi planin për ndërtimin e një shkolle profesionale për transportin në port, një hap që synon të avancojë aftësitë dhe ekspertizën e punonjësve të këtij sektori kyç.
Edi Rama në Portin e Durrësit: Pagat ju i keni 1500-2000 euro. Skanimi në port do të bëhet në 10 përqind të rasteve. Do të operojmë mbi bazën e kontrollit mbi bazë risku. Dogana sot është krejt ndryshe nga se ishte. Do ndërtojmë shkollë profesionale për transportin në port.

