Ekonomi
Porti i Durrësit, shkëmbime tregtare me 83 porte nga 25 shtete të botës/ Kryesojnë Italia e Greqia
/ATSH/ Në 9 muaj Porti i Durrësit ka realizuar shkëmbime tregtare me 83 porte nga 25 vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave për periudhën janar-shtator 2020, mallrat e eksport-importit janë transportuar në/nga Durrësi në 25 vende të ndryshme.
Të dhënat e Statistikave në APD, bën të ditur se Italia, Greqia dhe Rusia zenë vendet e para për volumin e përgjithshëm të import-eksporteve me përkatësisht: 1,241 mijë tonë; 426 mijë tonë dhe 276 mijë tonë.
Anijet tregtare që kanë lundruar nga/drejt Durrësit kanë prekur 83 porte në 25 vende. Ndërkaq, anijet me mallra import-eksporti nga Durrësi gjatë 9 muajve janë përpunuar në 15 porte të Turqisë, dhe në 14 porte të Italisë.
Përveç vendeve të Mesdheut dhe Europës në përgjithësi anijet kanë lundruar nga vende të ndryshme të Afrikës, Azisë, Amerikës, etj.
Gjatë periudhës 9-mujore, 41% e mallrave të import-eksportit me Durrësin i takojnë Italisë, ndërsa pjesa tjetë vendeve si Greqia, Rusia, Turqia, Libi, SHBA, etj.

