Politike
Porti i Durrësit/ Spaho: Vangjush non grata po shet pallatet
Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij ku u ndal tek preojekti për ndërtimin e Portit të Durrësit deputeti demokrat Edmond Spaho hodhi akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për të cilin tha se ka filluar të shesë që tani apartamente tek Porti i Durrësit. Po ashtu ai akuzoi deputetin Damian Gjiknuri se ka vjedhur votat në zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e pjeshme vendore të viti 2016 në Dibër. Në ‘shënjestren’ e deputetit demokrat ishte dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja për të cilin tha se vetëm këtu ndodh që hajduti të bëhet ministër.
Edmond Spaho: Sa për shakanë që bëre me non gratat, ka filluar Vangjush non grata po shet pallatet atje. Na tregoni përralla këtu. Po thërret edhe ndërtuesit e djathtë, hajde se ju jap 25 përqind. Sa për Damian inprisja të më thoshte spiun por pastaj u kujtova se Damiani ka punuar në SHIK dhe i njef spiunlliqet por dhe vjedhjen e votave dhe të lekëve. Ka dy çështje të mëdha atë të Dibrës ku tha tërmet, tërmet bashkë me Ulsiun, hajduti bëhet ministër.. Damiani ka atë ç’i sheh syri ja vjedh dora.