Connect with us

Bota

Portugali, zjarr i madh në parkun ‘Serra da Estrela’

Portugalia po lufton me një zjarr të madh në Parkun Natyror Serra da Estrela, zona më e madhe e mbrojtur në vend. Zjarri ka rënë mbrëmjen e së shtunës dhe ka djegur tashmë një mijë hektarë, pavarësisht ndërhyrjes së 600 zjarrfikësve me gati 200 automjete.

Në Spanjë, zjarrfikësit po punojnë për të parandaluar rindezjen e zjarreve në provincën e Avilës, në qendër të vendit. Rënia e temperaturave në të gjithë Evropën nuk ka prekur Spanjën këtë javë.

Në jug të Francës, zjarrfikësit po mundohen të frenojnë zjarret ku dhe janë evakuuar mbi 3000 persona.

Advertisement