Kosova
Posterat me fytyrën e presidentit serb në Veri, Sveçla paralajmëron: Vuçiç do të arrestohet…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi diën e sotme në veri të vendit janë gjetur postera mikpritës për presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
“Komandant Suprem, ju presim”, shkruhej në posterat tashmë të hequr në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Sveçla ka paralajmëruar se nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa marrë leje zyrtare, ai do të arrestohet.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, shkroi Sveçla në Facebook.