Connect with us

Kosova

Prag tragjedie/ Autobusi del nga rruga, lëndohen 17 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rugovë të Pejës.

Mësohet se një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur si pasojështatëmbëdhjetë  persona kanë pësuar lëndime trupore””, tha Rugova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Advertisement