Aktualitet
Prag tragjedie/ Dy fëmijë shpëtojnë mrekullisht, vrapojnë pas sherrit me armë mes dy burrave për parkim

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit, për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në qytet, ku disa persona u përfshin në sherr për një vend parkimi.
Pamjet e publikuara nga “JOQ Albania” tregojnë një fragment nga konflikti, teksa shtetasi me iniciale A.A vrapon për t’i shpëtuar plumbave dhe në ndjekje të tij janë disa persona të tjerë, një prej të cilëve, shtetasi U.B qëllon me armë zjarri.
Disa momente para të shtënave me pistoletë, në rrugë shihen kalimtarë dhe një motor, mes tyre dhe dy fëmijë të vegjël që ecin në trotuar. Fatmirësisht, ata janë larguar nga aty pak para se sherri të degjeneronte në përdorimin e armës.
“Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për ngjarjen që mund të ishte kthyer dhe në tragjedi.

