Bota
Prag tragjedie në Sri Lanka, sulmohet një kishë me breshëri plu’mbash

Një prag tragjedie është regjistruar në Sri Lanka ku një person i armatosur ka qëlluar në një kishë, gjashtë vjet nga shpërthimet e së dielës së Pashkëve ku u vranë vranë qindra njerëz.
Personi i armatosur hapi zjarr në një kishë në Manampitiya, 160 kilometra (100 milje) në verilindje të kryeqytetit Colombo, tha në një deklaratë policia.
Nga të shtënat janë dëmtuar xhamat dhe askush nuk është lënduar, ndërsa një i dyshuar është arrestuar, tha policia.
“Hetimet fillestare sugjerojnë se i dyshuari kishte shënjestruar kishën për shkak të një armiqësie personale me pastorin”, thuhet në deklaratë.
Policia dhe trupat e armatosura janë vendosur në pothuajse të gjitha kishat në mbarë vendin gjatë festimeve të Pashkëve. Siguria u shtua pas sulmit të vitit 2019 gjatë të cilit u vranë 279 njerëz, përfshirë 45 të huaj, në tre kisha dhe tre hotele.

