Aktualitet
Prag tragjedie/ Tenton t’i japë fund jetës, 23-vjeçarja konsumon sasi detergjenti

Një 23-vjeçare është paraqitur në një spital në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar sasi detergjenti në banesën e saj.
Sipas policisë, pas ndihmës mjekësore të bluzave të bardha, 23-vjeçarja është larguar për në banesë.
Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
“Është paraqitur për mjekim në spital, një 23-vjeçare që dyshohet se kishte konsumuar në banesë, sasi detergjenti. 23-vjeçarja, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton policia.

