Aktualitet

PRAGË – Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19, mbyllen restorantet dhe baret

Qeveria çeke njoftoi mbylljen, duke nisur nga nesër, të restoranteve dhe bareve në të gjithë vendin, si dhe ndalimin e konsumimit të alkoolit në vendet publike, ndërkohë që numri i kontaminimeve me COVID-1 ka regjistruar një rritje rekord.

Kryeministri Andrej Babis, deklaroi se kjo  provë duhet të kurorëzohet me sukses.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 3 nëntor.

Në Republikën Çeke javën e kaluar, numri i kontaminimeve me 10,7 milionë banorë, theu rekordin për katër ditë radhazi, me më shumë se 8 618 raste të reja të regjistruara të premten.

Republika Çeke ka regjistruar, gjatë dy javëve të fundit, rritje më të shpejtë të kontaminimeve për 100 000 banorë në BE.

Çekia numëron gjithashtu 398 raste për 100 000 banorë, para Spanjës me 307 dhe Holandës me 304.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version