Kronike
Pranga 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave

Një dëm prej 1.2 milionë euro, I shkaktuar ndaj shtetit, ka vënë në pranga tre persona: Sekretarin e përgjithshëm te Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt së bashku me drejtorin e këtij institucioni Fatmir Hoxha dhe një përmbarues privat. Prokuroria e Tiranës zbuloi se te tre keta persona kane shpërdoruar detyrën dhe kompensuan për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër nga një person I identifikuar si Ilir Thana I cili u arrestua në dhjetor të vitit 2022. Godina sipas prokurorisë ju shit të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.
Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. Vendimi I cili disponon masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për koeficientin e rivlerësimit të lekut.
Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me zyrën përmbarimore të Alban Rulit u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. E njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të motrës. Sipas prokurorisë Tiranë e gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cënon buxhetin e shtetit në rreth 1.2 milion euro.

