Connect with us

Kosova

PRAPA DIELLIT VAFSHIN/ Weber optimist për Kallas dhe i lumtur që Borell e Lajcak po ikin

Analisti gjerman i Keshillit për Demokraci, Bodo Weber, në një intervistë ka folur për pritshmerite e tij rreth ardhjes së kryeministres estoneze, Kaja Kallas, në krye të diplomacisë evropiane në vend të spanjollit Josep Borell.

Weber tha se mbi të gjitha është mirë të shohësh një personel të ri që do të merren me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe gjithashtu edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

Eksperti gjerman që njeh mirë rajonin u shpreh se largimi i kryediplomatit Borell dhe emisarit Lajçak nga Shërbimi Diplomatik i BE-së dhe gjithashtu edhe përfundimi i mandatit të Oliver Varhelyi në Komision Evropian janë lajme të mira.

Weber këtë e argumentoi duke thënë se dyshja Borell dhe Lajçak që vijnë nga dy vende mosnjohëse kanë punuar keq në marreveshjen franko-gjermane, e dënuar të dështojë. Kurse për Oliver Varhelyi, Weber tha se ka ndjekur nagjendën joliberale ndaj Ballkanit Perëndimor të “mësuesit” të tij në Budapest, Viktor Orban.

Eksperti gjithashtu deklaroi se ardhja e Kaja Kallas në krye të BE-së është lajm premtues, duke qenë se e merr detyrën nga dy përfaqësues që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që Kallas ka pozicion të fortë kundër Rusisë. Sipas tij, tani duhet një ndryshim rrënjësor në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, meqë plani franko-gjerman ka dështuar.

“Ajo që na duhet pas dështimit të dukshëm të nismës gjermano-franceze, të Marrëveshjes Themelore dhe të Ohrit, është një rivendosje e plotë e dialogut drejt negociatave për një marrëveshje vërtetë gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, dhe negociatat duhet të bazohen në një kthesë në politikën e BE-së për Serbinë, d.m.th. BE-ja përfundimisht të bëhet e ashpër ndaj regjimit të Vuçiçit” – theksoi Bodo Weber duke shtuar se te gjithe e dine se dialogu eshte I deshtuar  dhe ndermjetesuesit e Unionit s’janë ende gati ta pranojnë.

“Tani pyetja kryesore mbetet se kur do të jenë të gatshëm te praanojne se kane deshtuar ne dialog dhe marreveshje, këtë për të kaluar pastaj në një rivendosje serioze të dialogut, ndërkohë që turbullimi i status quo-së së keqe në veri të Kosovës, spiralja dramatike përshkallëzuese që mbetet burim potencial i konflikteve serioze, ka nevojë për kontroll urgjent të dëmeve, d.m.th. mezi pres që të hapet kapitulli tjetër i dialogut” – ka potencuar eksperti gjerman.

Advertisement