Connect with us

Pinknews

Prapaskenat e filmit/ Aktori: Luizi dhe Olta si macja me miun

Aktori Luan Jahja ishte sonte i ftuar në “Më lër të flas” ku ka ndarë disa të pathëna mbi xhirimet e “Në kuadër të dashurisë”. Moderatorët kërkuan mendimin e aktorit për Luiz Ejllin, që në film luan rolin e Besit.

“Nuk e kam njohur më herët. Është super i talentuar. Ai vinte nga koncertet, e lexonte një herë skenarin dhe na udhëzonte neve çfarë të bënim. Fantastik. Më ka bërë shumë përshtypje”, tha ai.

Ndërsa raportin mes dy protagonistëve, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, që në film janë burrë e grua, si Jonida dhe Besi, aktori e cilëson si “macja me miun”.

 

 

“Si vëlla e motër. Si macja me miun. Tërë kohës kishin zënka, por shkëndija të bukura, të lezetshme”.

Advertisement