Connect with us

Shkrime

Prapë barrikada në Veri të Kosovës (Paralajmërimi)

Nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrje e Listës Serbe, “është realiste të presim rindërtimin e barrikadave” – deklaroi Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq.

I pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës janë te vlefshme se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, ai vlerësoi se këto janë qëndrime të njëjta me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Teza e tyre nuk është korrekte sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit statuti i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të miratohet brenda 30 ditësh. Marrëveshja hyn në fuqi vetëm kur të verifikohet ajo që është bërë me vendim politik, por jo me lëvizje administrative”, ka thënë ai për Danas.

Janjiq fajësoni gjermanët dhe francezët se duan “të minojnë” dëshirën e administratës amerikane për të parë sukses të dukshëm deri në muajin maj.

“Mendoj se sjellja e Francës dhe Gjermanisë është e papërgjegjshme dhe se ata objektivisht duan që kriza të zvarritet dhe të minojnë dëshirën e administratës amerikane për të parë një sukses të dukshëm në maj”, ka thënë Dushan Janjiq.

“Duhet të ketë para datës 23 prill një deklaratë të qartë nga QUINT-i se është arritur marrëveshja për plotësimin e vakumit të sigurisë dhe institucionale, se Beogradi është pajtuar që serbët të kthehen në institucione përmes zgjedhjeve, kështu që le të ndodhë me datë 23, por më pas duhet të shtyjnë afatet e regjistrimit. Gjëja e dytë që duhet të ndodhë është që të fillohet çarmatosja dhe të fillohet kthimi në institucione, që nënkupton edhe zvogëlimin e prezencës së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri”, shton ai.

“Mund të parashikoj me përgjegjësi se nëse nuk respektohen këto elemente, mund të priten barrikada në veri. Ndoshta duan që zgjedhjet të mos bëhen dhe për këtë e akuzojnë Serbinë, por kjo nuk ka të bëjë fare me Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve” – deklaroi mes tjerash Janjiq.

 

 

 

 

 

Advertisement