Connect with us

Politike

“P*rdh, p*rdh se lirohesh”/ Bojkoti i opozitës shkakton sherr në grupin e deputetëve

Në një kohë që opozita bojkotoi sot mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, bisedat më të nxehta janë zhvilluar në grupin e punës së Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi. Drejtuesja e Komisionit, Albana Vokshi, ka kërkuar që mbledhja të mos mbahej, me pretendimin se vendimet që do të merren janë nul. Por pavarësisht kësaj, drejtimi i mbledhjes u bë nga Plarent Ndreca, ku u thirrën 3 dëshmitarë, mjekë të grupit të punës për koncensionin e Check up. Diskutimet në grupin e whatsup, duket se kanë vijuar dhe me një gjuhë aspak etike nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.

Një pjesë e bisedave janë zbardhur nga report tv:

Ina Zhupa: Absolutisht, ndaj është drejtimi nga opozita se e kemi kërkuar ne hetimin.

Albana Vokshi: Dhamë konsensus për të vijuar këto ditë. Por pas të djeshmes nuk japim më konsensus. Sepse po keqpërdoret nga mazhoranca.

Ina Zhupa: Plotësisht dakord.

Plarent Ndreca: Ne ju mirëkuptojmë dhe ju kemi kolegë të mirë, por vendimet politike të partive politike nuk i mbivendosen vendimeve institucionale të Kuvendit. Ne ju presim sa me shpejt në Komsion.

Ina Zhupa: Mos ke ngatërruar chat se ne kemi marrë ndonjë vendim politik. Mos e ke fjalën për vendimet tuaja si grupi PS? Ne kemi vetëm rregulloren…

Petrit Vasili: Shyqyr që ju jeni krejtësisht apolitikë dhe pa parti dhe që nuk i bindeni fare urdhërave politike të partisë tuaj, vërtet është fat i madh për komisionin.

Saimir Korreshi: Kësaj i thonë p… … se lirohesh.

“P*rdh, p*rdh se lirohesh”, bojkoti i opozitës shkakton sherr

Çfarë po ndodh me aksionin e opozitës

Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, PS pritet të mbledhë sot Komisionin e Etikës, ku është kërkuar përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës. PD nga ana e saj ka vendosur sot që të bojkotojë mbledhjen e komisioneve parlamentare, ndërsa në rendin e ditës janë 4 të tilla. Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Sjellja e opozitës u dënua dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje që situata të mos përshkallëzohet. Seanca e djeshme në Kuvend zgjati më pak se 20 minuta, ndërsa u shoqërua me akte dhune nga deputetët e opozitës. Opozita shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën.

Advertisement