Kronike
Prej muajsh në spital, VDES në Itali futbollisti shqiptar
Pothuajse tre muaj pas një aksidenti në autostradën e Brenerit, Itali, futbollisti shqiptar Kevin Kuka ka vdekur. Mesfushori premtues i Virtus Bolzano, i cili do të kishte mbushur 22 vjeç më 31 gusht, ishte shtruar në spital që nga 20 prilli, pas një përplasjeje nga një kamion në provincën e Trentos. Kevin që po udhëtonte me një “Golf” bashkë me disa shokë, kishte pësuar lëndime të rënda. Dhe pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento. Shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kishin pritur rikthimin e tij të veshur me bluzat me shkrimin “Forza Kevin”, janë bashkuar në dhimbje bashkë me familjen e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare.