Kosova
Prej Rambujesë në Bruksel, Petritsch i angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për Kosovën gjatë luftës, Wolfgang Petritsch, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se pas kaq shumë vitesh “është një moment kur të gjithë duhet të reflektojmë”.
“Në këtë pikë ku gjendemi, në fundin e vitit 2023, pas shumë vitesh negociata me angazhim aktiv të bashkësisë ndëkombëtare, ai tha se “ende nuk po mund të shohim se cili do të jetë fundi i vërtetë të këtij angazhimi ndërkombëtar” – Deklaroi diplomati austriak
“Së fundi jam takuar me Kurtin dhe Escobarin, dhe së shpejti do të takoj Ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill. Kemi folur për situatën dhe përshtypja ime është që dyja palët, në Beograd dhe në Prishtinë, ndjenja është që ndoshta që ky përshkallëzim ishte i tepruar dhe duhet të ulen tensionet, gjë që është e domosdoshme. Nuk mundet vetëm bashkësia ndërkombëtare të kujdeset për sigurinë në rajon. Duhen ngjetur partnerë për bashkëpunim të përgjegjshëm në planin e sigurisë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në veçanti. Na duhet t’u bëjmë të qartë aktorëve kryesorë, Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti, se ata duhet të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme të Evropës dhe Bashkimit Evropian që tani është shumë i rrezikuar nga dy luftrat që po zhvillohen” – ka thënë Petritsch
Ai u shpreh gjithashtu që beson se së afërmi, ”nuk do të ketë ndonjë përparim përsa i përket zgjidhjes diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, teksa dhe shprehu shqetësimin e tij për këtë çështje.
Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është bërë çështja kryesore në dialog, Petritsch tha se shqetësimet “janë të bazuara”, por edhe ka pyetur se “si duhet të tejkalohen?”.
“Sic edhe ka thene Bashkesia Nderkombetare, të jeni të sigurtë se nuk do të ketë një Republikë Serbe në Kosovë. Por besoj se pakicat në Kosovë duhet dhënë të drejta kulturore, disa aspekte ekonomike dhe të drejta të tjera në arsimim dhe shëndetësi” – ka thënë diplomati austriak.