Bota
“Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Nder për vendin tonë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas zgjedhjes së Papës së Ri, Robert Francis Prevost. Trump është shprehur se është një nder i madh se Papa i Ri është një amerikan.
“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shprehet Trump.
Kardinali Protodeakoni Dominique Mamberti e shpalli atë në Lozhën e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me formulën “Annuntio vobis gaudium magnum, habemus Papam”. Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër: Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903.

