Aktualitet
Presidenca e BE-së nuk shqetësohet pas tarifave të Trump: Kemi miq të mirë si Kina

Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen, i cili mban presidencën e radhës të BE-së, në konferencën për shtyp pas Këshillit të Jashtëm dhe Tregtisë në Bruksel, u shpreh se pas tarifave të reja të Trump, vendet evropiane duhet të shohin partnerë të tinj tregtarë.
“Diskutuam negociatat tregtare të vazhdueshme të BE-së me partnerë të tjerë, në një kohë të proteksionizmit në rritje dhe pasigurisë gjeopolitike. Është më e rëndësishme se kurrë që ne në BE të mos i kthejmë shpinën pjesës tjetër të botës, por të bëjmë të kundërtën. Në vend të kësaj, të vazhdojmë të kërkojmë partneritete strategjike evropiane dhe alternative, dhe të zgjerojmë dhe diversifikojmë marrëdhëniet tona tregtare, duke përfshirë marrëveshjet me Mercosur dhe Meksikën, të cilat duhet t’i arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur. Mercosur është një përparësi kryesore për Presidencën daneze, një qëllim që duam ta arrijmë deri në fund të vitit” – shpreh Rasmussen.
Ndërkohë, Leopoldo Rubinacci, Zëvendës Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Tregtinë e Komisionit Evropian, duke folur para Komitetit të Tregtisë të PE-së, u shpreh se tafifat e SHBA-së ndikojnë deri në 380 miliardë euro humbje.
“Tarifat ndikojnë në 70% të eksporteve të BE-së në Shtetet e Bashkuara, me vlerë 380 miliardë euro. Megjithatë, administrata amerikane po kryen hetime, veçanërisht në lidhje me Seksionin 232 të Aktit të Zgjerimit të Tregtisë të vitit 1962, i cili prek produktet e aviacionit, produktet farmaceutike, mineralet kritike, drurin, bakrin dhe mallra të tjera. Nëse administrata Trump do të vendoste tarifa edhe për këto produkte, pjesa e eksporteve të prekura do të rritej në 97%”, tha Rubinacci.

