Connect with us

Politike

Presidenti Begaj dekreton rritjen e rrogës së tij, ministrave dhe deputetëve

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme projektligjin për rritjen e pagave.

Presidenca në një njoftim zyrtar shkruan:

Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse:

Presidenti Begaj dekreton rritjen e rrogës së tij, ministrave dhe

Deputetët e PS-së dhe PD-së bashkuan votat për të dyfishuar rrogat e tyre gjatë seancës së kaluar në Kuvend. Gjatë seancës, zv.kryetarja e Kuvendit, Felaj bëri të ditur se Begaj ishte pro këtij projektligji.

Paga e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Bajram Begaj është nga sot presidenti më i paguar në rajon, pas votimit në parlamentin shqiptar për rritjen e pagave. Me përfitimin mujor që rritet nga 2320 euro në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

Advertisement