Connect with us

Politike

Presidenti Begaj uron SHBA për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X, kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë ndër vite dhe vlerësoi marrëdhënien e fortë ndërmjet dy vendeve.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Mesazhi i tij vjen në një ditë simbolike për kombin amerikan, por edhe për Shqipërinë, që prej dekadash e ka konsideruar SHBA një aleat kyç në proceset demokratizuese, integruese dhe në garantimin e sigurisë rajonale e globale.

Advertisement