Kosova
Presidenti bullgar paralajmëron: Serbia synon territore nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka tërhequr vërejtjen e Bashkimit Europian lidhur me projektin ‘Bota Serbe’, duke vlerësuar se ky është një emërtim i ri i projektit te vjeter me emrin ‘Serbia e Madhe’. Ai ka theksuar gjithashtu se ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht.
“Ballkani Perëndimor është një pikë kritike për sigurinë dhe gjithë vëmendja e Bashkimit Evropian është e përqendruar atje,” tha presidenti Rumen Radev në një pyetje nga agjencia bullgare, BGNES, për paralajmërimet e Bashkimit Evropian mbi rrezikun nga projekti “Bota Serbe” dhe si ky projekt i Beogradit ndikon në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
“Bota Serbe është emërtimi i ri i projektit ‘Serbia e Madhe’. Ai ka për qëllim të kontrollojë shtetet fqinje, përfshirë edhe përmes bashkimit me Serbinë të territoreve nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Instrumenti kryesor për realizimin e tij është Kisha Ortodokse Serbe”, ka nënvizuar presidenti bullgar, Radev.