Connect with us

Bota

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Shtetet e Bashkuara do të humbasin nëse Rusia fiton luftën e saj në Ukrainë.

Kështu ka thënë presidenti i Finlandës të hënën, teksa frika rritet në Evropë për qëllimet e presidentit Donald Trump, tri vjet pas fillimit të agresionit të Moskës mbi Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës – ka të bëjë me sigurinë evropiane dhe ka të bëjë me udhëheqjen amerikane”, tha presidenti Alexander Stubb për Reuters në një intervistë në kryeqytetin e Ukrainës.

Ai foli në margjinat e një ngjarjeje ku morën pjesë 11 liderë të huaj për të përkujtuar tre vjet që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, teksa Kievi kërkon të konsolidojë mbështetjen nga aleatët e tij, ndërsa ka filluar “të lëkundet” marrëdhënia e tij me mbështetësin e saj më të madh, SHBA-në.

“Ne sapo dyfishuam kufirin e NATO-s me Rusinë. Ne kemi një nga ushtritë më të mëdha në Evropë. Ne i kemi rritur gjithmonë shpenzimet tona të mbrojtjes, dhe për një arsye të qartë, dhe kjo arsye nuk është Stokholmi, është Moska”.

“Nëse ka një pikë apo një ide se Putini e fiton këtë paqe, atëherë Shtetet e Bashkuara do të kenë humbur, kështu që unë mendoj se ne duhet ta luftojmë këtë deri në fund”, tha ai kur u pyet se cili do të ishte mesazhi i tij për Trump.

Advertisement