Connect with us

Politike

Presidenti gjerman vjen sot në Tiranë

Presidenti i Gjermanisë mbërrin të enjten në Tiranë, zbardhet agjenda e vizitës 2-ditore

Publikohet agjenda e vizitës së presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Tiranë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Të enjtën, më 1 dhjetor, presidenti gjerman do të takohet me homologun shqiptar Barjam Begaj.

Ditën e dytë të mbërritjes në Shqipëri, do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, e gjithashtu do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf.

Enjte, 1 dhjetor

Mberritja ne mengjes në Tirane, Shqiperi

Ora 10.00, Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.

Takim kokë më kokë

Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë

Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,

Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri

Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama

Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Ora 16.30, Vizitë tek muzeu “Shtëpia e Gjetheve”

Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman

E premte, 2 dhjetor

Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional

Ora 12.30, Drekë në Berat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo

Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti

Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit

Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.

 

Advertisement