Connect with us

Bota

Presidenti i Iranit i vë kusht Trump: Ne nuk e shkelim armëpushimin, nëse këtë nuk e bën Izraeli

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me kusht që edhe Izraeli të zbatojë atë, raportoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, Pezeshkian tha se nëse Izraeli “nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë”.

“Populli iranian ka treguar sërish se, pavarësisht disa problemeve dhe pakënaqësive, do të qëndrojë i bashkuar dhe i vendosur kundër pushtimit të armikut deri në fund,” u shpreh ai.

Advertisement