Connect with us

Bota

Presidenti i Kinës viziton Rusinë javën e ardhshme

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të vizitojë Moskën më 20 mars, ku pritet të tregojë mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, teksa edhe tenton të shtyjë përpara një plan për paqe që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Vendet që po na keqtrajtojnë do mbajnë përgjegjësi

Vendet që “keqtrajtuan Ukrainën” do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një intervistë për BBC, ai tha se zgjedhja e bërë nga çdo komb pas pushtimit të plotë të Rusisë do të “merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vonesat e dërgesave të armëve perëndimore do të kushtonin jetë ukrainase.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.

Në një intervistë të gjerë, Kuleba diskutoi gjithashtu se si beson se lufta do të përfundojë, rolin e Kinës dhe zhgënjimin e tij që Papa Françesku nuk e ka vizituar ende vendin e tij në kohë lufte.

Advertisement