Connect with us

Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shtegton mbi valë shumë polare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shtegton mbi valë shumë polare, duke çuar përpara bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa përafron lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë dhe Kinën, shkruan revista prestigjoze “Parliament Magazine” në një artikull kushtuar pozicionit gjeopolitik të Serbisë.

Afersia e Vuçiçit për të naviguar në mes të Evropës, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, është rezultat i ngecjes së procesit të zgjerimit. Serbia vazhdon të shënojë rënie në indeksin për lirinë e mediave dhe të drejtat demokratike. “Kjo i ka dhënë Vuçiçit hapësirë të merret me fuqitë rivale, ndërsa bën premtime boshe për anëtarësim në BE”.

Në artikullin e revistës evropiane gjithashtu thuhet se përderisa Serbia balancon fuqitë e ndryshme gjeopolitike, ajo vazhdon të legjitimohet nga liderët e BE-së – që e kanë përqafuar Vuçiçin si aleat, duke iu referuar si “misionar demokratik” i Serbisë dhe duke thënë se BE-ja s’mund të ekzistojë si e plotë pa Serbinë.

Rusia mbetet aleate e rëndësishme e Serbisë, sidomos në mbrojtjen e saj nga presioni ndërkombëtar rreth Kosovës. Gjithashtu Vuçiçi ka thelluar raportet edhe me Pekinin, sidomos gjatë pandemisë COVID-19. Kina ka investuar mbi 10 miliardë dollarë në Serbi nëpërmjet iniciativave të ndryshme, me shumicën e mjeteve që kanë shkuar për infrastrukturë si ura, ndërtesa e transport.

Advertisement