Connect with us

Bota

Presidenti iranian i bindur: Kundërpërgjigjia jonë ndaj Izraeli, shmangu një luftë të pakontrollueshme për rajonin

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, thotë se nëse Irani nuk do t’u kishte përgjigjur sulmeve izraelite këtë muaj, situata mund të kishte përshkallëzuar në një luftë në shkallë të plotë dhe të pakontrollueshme në rajon. Pezeshkian foli për zhvillimet përmes një videomesazhi në një konferencë në Bjellorusi.

“Sulmet e kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist përbëjnë një shkelje të rëndë të të gjitha normave ndërkombëtare dhe një goditje të pariparueshme ndaj integritetit të regjimit të mospërhapjes bërthamore”, tha ai.

Zyrtarët iranianë kanë vënë në pikëpyetje anëtarësimin e vendit në Traktatin për Mospërhapjen Bërthamore, i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe parlamenti ka votuar për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

“Sulmi izraelit ndodhi në mes të negociatave indirekte midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit – një përpjekje e qëllimshme për të sabotuar procesin diplomatik”, tha Pezeshkian.

Ai tha se Izraeli “kishte vrarë jashtë normave të luftës. Ata shënjestruan studentë universiteti dhe civilë. Shumë civilë u vranë gjatë kësaj lufte. Ata goditën ndërtesa banimi, spitale dhe vende pune.”

Ministria iraniane e shëndetësisë ka thënë se 627 persona u vranë në Iran nga veprimet ushtarake izraelite. Ndërkohë, ashtu si zyrtarë të tjerë iranianë, Pezeshkian e ka cilësuar konfliktin si një fitore për Iranin

Advertisement