Connect with us

Rajon

Presidenti kroat: Serbia fillimisht të njohë Kosovën, pastaj të futet në BE

Presidenti kroat Zoran Milanoviç, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Vilnius, tha se për sa i përket Serbisë është e mirëpritur në Bashkimin Evropian, por edhe se ka ende vende anëtare për të cilat çështja e pavarësisë së Kosovës është e diskutueshme.

Milanoviç tha se në samit ka folur për situatën në Kosovë dhe për sulmin ndaj KFOR-it dhe nevojën e njohjes së “pavarësisë së Kosovës”.

“Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilët prej vitesh janë të mirëpritur në aleancën ushtarake më demokratike dhe delikate në botë, ulen me ne në NATO në baza të barabarta dhe në negociatat për BE, ata janë diku atje… askund, madje është diskriminim, është një kontradiktë e paqëndrueshme”, tha kreu i shtetit kroat.

Advertisement