Aktualitet
Presidenti Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ regjisorin Vasjar Lami
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka akorduar Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ aktorit dhe regjisorit Vasjar Lami.
Meta shpreh mirënjohjen për emocionet që ka dhuruar me interpretimet artistike jo vetën në Shqipëri por edhe në trevat shqipfolëse.
‘Në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artit skenik, të shpalosura për dekada me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar, nëpërmjet roleve të veçanta e të suksesshme, që kanë mbetur të gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë, pata sot kënaqësinë t’i akordoj Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, aktorit dhe regjisorit të shquar, Vasjan Lami.
Mirënjohje për emocionet e veçanta që ka dhuruar me interpretimet e paharruara artistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqipfolëse’, shkruan Meta.