Rajon
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç: Unë jam Trump në Ballkan, CNN gënjen

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e krahasoi veten me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë me Washington Examiner, Vuçiç akuzoi CNN për gënjeshtra për protestat masive kundër regjimit të tij.
“CNN flet kundër meje ashtu siç foli kundër presidentit amerikan Donald Trump. Të dashur miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kuptoni gjithçka. E vërteta është në anën e kundërt të asaj që thotë CNN”, tha Vucic
“Do të shihni se ata po bëjnë dhe thonë gjithçka kundër meje, siç thanë kundër presidentit amerikan Trump, dhe atëherë gjithçka do të bëhet e qartë për ju”, tha Vuçiç në përgjigje të një pyetjeje se çfarë do të dëshironte që shikuesit amerikanë të dinin për Serbinë, teksa informohen vetë në rrjetet sociale.
I pyetur se çfarë mendonte se protestuesit donin në këtë pikë, Vuçiç u përgjigj se “protestuesit kanë shkatërruar 186 traktorë”.
“E vetmja përleshje e madhe që ata patën ishte mes tyre. Askush nuk iu përgjigj, nuk donim të arrestonim askënd. Në fund na u desh të arrestonim 44 persona. 13 persona u arrestuan sepse ishin të dehur ose duke shkaktuar dhunë”, shtoi Vuçiç.

