Politike
Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri me 1 qershor
Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, në datat 1 dhe 2 qershor 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.
Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
Presidentja e Hungarisë do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare, si dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.