Connect with us

Politike

Presim çfarë na lexon Rama në TV/ Bushati pyet: Çfarë do të na vendosë mbi kokë kryeministri

Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati Shqipëria nuk jeton më në një sistem demokratik, por në një autokraci të pastër të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama. Bushati u shpreh se nuk ka më asnjë dyshim mbi gjendjen ku ndodhet vendi:
“Përpara se të themi se ç’qeveri do të kemi, politike apo teknike, do jetë kryeparlamentare Elisa apo Belinda, kjo duhet të na shërbejë për të reflektuar: ore jetojmë në demokraci apo në autokraci?” – tha ai.
“Është absurde që më 11 shtator do rrimë para ekranit të dëgjojmë çfarë do lexojë Rama. Kjo është prova më e qartë se ky vend ka kaluar çdo kufi të demokracisë.”
Sipas tij, çdo diskutim mbi emra ministrash apo deputetësh është farsë, pasi në një regjim autokratik nuk kanë asnjë peshë, gjithashtu ai paralajmëroi se situata është më e rëndë se ç’duket, pasi edhe zgjedhjet dhe parlamenti janë të kontrolluar:
“Ne jemi të gjithë subjekte të Edi Ramës. Do presim kë do na vërë mbi kokë. Kjo tregon edhe si bëhen zgjedhjet, edhe si formohet parlamenti, edhe cili do jetë qëndrimi i qeverisë. Gjithçka varet nga një dorë e vetme.”
Më tej Bushati u shpreh se nuk ka më të majtë e të djathtë, nuk ka më të bardhë e të zi, sipas tij jemi të gjithë të varur nga një njeri i vetëm.
Bushati:
Përpara se të themi se ç’qeveri do të kemi, politike apo teknike, do jetë kryeparlamentare Elisa apo Belinda, kjo duhet të na shërbejë edhe njëherë për të reflektuar: ore jetojmë në demokraci apo jetojmë në autokraci. Se vetëm në sisteme autokratike të gjithë pajtohen me faktin që do presim çfarë do na lexojë ai në datë 11 shtator në televizor, dhe kjo e tejkalon shumë, kushdo që të jetë. Janë të gjitha diskutimet të parëndësishme sepse pesha e një deputeti apo një ministri në një sistem autokratik ku ti duhet të jesh vasal i sulltanit nuk ka asnjë vlerë, është thjesht një sport mediatik që njerëzit shtyjnë kohën nëpër kafe.
Kështu që tani po përsëritet fatkeqësisht i njëjti… ne jemi të gjithë subjekte të Edi Ramës e do presim kë do na vërë Edi Rama mbi kokë, dhe kjo tregon pastaj edhe si u bënë zgjedhjet edhe si do e kemi parlamentin, dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj atij parlamenti dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj kësaj qeverie. Pra, po të shikosh edhe në studio televizive, edhe në debatet që bëjmë ne, i hedhim publikut një karrem të rremë. Ne duhet të kthehemi nga kamera dhe t’u themi njerëzve: jo mor jo, kjo fazë është mbyllur, të gjithë jetojmë në autokraci, nuk ka të bardhë e të zi, të majtë e të djathtë, jemi të gjithë të varur nga një njeri i vetëm.

Advertisement