Rajon
Presion mbi Vuçiç, serbët të vendosin vetë/ Diplomati amerikan që njeh Veriun
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, veriu i vendit ka mbetur një prej zonave që në vazhdimësi ka prodhur trazira, tensione e pasiguri. Ngjajshëm ka ndodhur edhe këtë vit, kur Qeveria e Kosovës ka vendosur të dërgojë kryekomunarët nëpër vendet e tyre të punës në shoqerimin e policisë. Ky veprim ka nxitur reagimin dhe protestat e serbëve lokalë që kishin bojkotuar zgjedhjet nën direktivat e Vuçiç, ndërkohë Qeveria e Kosovës për herë të parë është qortuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u cilësuar si palë që ka nxitur tensionet.
SHBA përveç Kosovës, ka kërkuar edhe nga presidenti i Serbisë për të ulur gatishmërinë ushtarake dhe për të kontribuar në de-eskalim të situatës.
Lidhur me qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë, pas ngjarjeve të fundit në veri ka shkruar edhe diplomati amerikan tashmë në pension, Gerard Gallucci.
Ai, teksa ka rënditur ngjarjet që kanë çuar në tensionimin e situatës në veri, ka thënë se shumë serbë lokalë mund të kenë qenë gati për të marrë pjesë në votime, por thotë se ata u urdhëruan nga Beogradi që t’i bojkotojnë ato.
Ai përmend edhe financimet që Beogradi bën në atë pjesë, përfshirë edhe kriminelët e etur për ti mbajtur gjërat pezull dhe te pazgjidhura pasi keshtu eshte ne interest e tyre
Sipas diplomatit amerikan, i cili edhe ka qenë edhe përfaqësues regjional i Kombeve të Bashkuara për veriun nga viti 2005 deri në 2008, teksa SHBA-ja, BE-ja dhe QUINT-I i bëjnë presion Kosovës për të prodhuar një zgjidhje, ata duhet t’i bëjnë presion ose edhe të joshin edhe presidentin Vucic që të lejojë serbët e veriut të Kosovës të vendosin vetë.