Connect with us

Rajon

Presioni i stuhisë së Perëndimit/ Daçiç tregon dëshpërim dhe teori konspiracioni

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pasi sipas tij, Perendimi do bëj presion të shtuar me synimin që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Moskës

Ai deklaroi per televizionin proqeveritar  ‘Pink TV’ se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet e Serbisë me këtë organizatë, “por se ka diçka tjetër”.

“Shqipëria mburret se është njëqind për qind e lidhur me Bashkimin Europian dhe pyet pse nuk po hapen negociatat. Disa vende fqinje marrin vetëm kërkesa dhe i zbatojnë ato menjëherë. Kjo tregon se problemi ynë në marrëdhëniet me ta nuk është vetëm respektimi i politikës së jashtme të BE-së.” – ka thënë Dacic

Për presionin ne rritje kete javë ka folur para disa ditësh edhe presidenti serb Aleksandër Vucic

Advertisement