Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Gjirokastër ku po prezanton kandidatët për ekipin e 11 majit.
“11 maji ditë votimi e pazakontë ku nuk bëhet fjalë se cila parti do të fitojë, por se ku do të jetë Shqipëria në vitet e ardhshme.
Ne kemi nisur negociatat vjet, Mali i Zi që ishte shumë më parë nesh në këtë proces, kur ne ishim vrima e fundit e kavallit ku askush nuk na shihte në sy kur u flisnim dhe na përcillnin si bezdi, ende nuk është në BE. Serbia i ka nisur në 2014. Ishin para nesh, sot i lamë pas.
Na duhet t’i japim një mesazh të fortë atyre në Bruksel më 11 maj, Tani të gjithë kanë rënë dakord që e duan Shqipërinë në BE.
Kush do të flasë e të bëjë negociata me ta? Bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli por ai ka probleme sepse e zë gjumi. E sheh e ngjalla, tani i bie fyellit në një vrimë, duhet orientuar, tani përtej shakave këtë gjë mund ta bëjmë vetëm ne.
Demokratët duhet t’i bien lapsit e ta bëjnë për interesat e tyre për interesin kombëtar, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që nuk e pëlqejnë PS, sepse këtu është mbështetja e Shqipërisë për të hyrë në BE. 11 maji është një votim historik për të ndarë një epokë nga një tjetër”, tha ai.