Pinknews
Prezantuese në ‘Përputhen’, Elita tregon vendimin e saj
Elita Rudi ishte shumë shpesh e pranishme si opinioniste në sezonin e fundit të ‘’Përputhen’’ dhe kjo bëri që emri i saj të përflitet si prezantuesja e ardhshme e këtij formati, pas largimit të Bora Zemanit.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për T7 ajo ka folur rreth këtyre zërave duke zbuluar vendimin e saj.
“Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndroj.”
Tutje ajo ka vazhduar duke thënë: “Kam patur oferta nga Shqipëria, por nuk mundem të shkoj atje. Është sakrificë e madhe. Dhe nuk mund të ndryshojë rrjedhën e jetës, as për vete as për familjen. Nuk do doja një projekt që ka lidhje me showbizin. Nuk ndihem sikur mund tu bëjë pyetje provokative të ftuarve.”