Aktualitet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon kurs trajnues për rolin drejtues të prokurorëve gjatë hetimit të veprave penale

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, organizoi një kurs trajnues online dyditor më 2 dhe 3 dhjetor 2020 rreth rolit të prokurorëve në hetimin e veprave penale dhe aftësive të tyre drejtuese, me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe oficerëve e agjentëve të policisë gjyqësore.

Kjo veprimtari u mbajt në vigjilje të botimit nga ana e Prezencës të Manualit për Rolin Drejtues të Prokurorit, vepër e cila do të trajtojë gjetjet e një analize sistemi që kishte në fokus bashkërendimin dhe bashkëpunimin mes Prokurorive dhe Policisë Gjyqësore, e cila u zhvillua nga Prezenca vitin e kaluar. Raporti i hartuar në bazë të analizës së sistemit u shpërnda gjerësisht dhe u mirëprit pozitivisht nga profesionistët e drejtësisë penale.

Trajnimi u mbajt me mbështetjen e Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, shkollë e cila është edhe institucioni kryesor që realizon trajnimet dhe arsimin e vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve në vend.

Kursi trajnues dhe Manuali dëshmojnë për angazhimin e vazhdueshëm të Prezencës në mbështetje të fuqizimit dhe rritjes profesionale të Prokurorisë shqiptare drejt një sistemi të konsoliduar të drejtësisë penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version