Bota
‘Prigozhin jeton si i vdekur në një dhomë hoteli pa dritare’
Prej ditës së djeshme kreu i “Wagner” qëndron në një nga hotelet e pakta në kryeqytetin e Bjellorusisë që nuk ka dritare, siç pretendon një zyrtar amerikan, sipas një raportimi të gazetës britanike “The Sun”.
“Prigozin po qëndron në një nga hotelet e vetme në Minsk pa dritare”, tha demokrati Mark Ëarner, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA-së.
Udhëheqësi mercenar Wagner u urdhërua të ikte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të grupit të tij të shtunën.
Ai u pa për herë të fundit në publik duke lënë qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, pasi tërhoqi trupat e tij dhe spekulimet kanë qenë të shumta rreth vendndodhjes së tij që atëherë.
Dje, megjithatë, lideri i Bjellorusisë dhe zëdhënësi i Putinit, Alexander Lukashenko, konfirmoi se Yevgeny Prigozhin është tashmë në Minsk.
“Prigozin është në një nga hotelet e vetme në kryeqytetin e Bjellorusisë që nuk ka dritare”, tha senatori amerikan, duke theksuar se kjo mund të jetë për të mbrojtur veten nga tentativat e mundshme për vrasje që janë bërë herë pas here kundër zyrtarëve rusë dhe biznesmenëve që kundërshtuan luftën e Putinit në Ukrainë.
“Ka pasur një numër rusë që janë përplasur me Putinin gjatë një viti e gjysmë, të cilët kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e katit të pestë, të gjashtë ose të shtatë”, raportoi Warner.
Deklarata të ngjashme bëri edhe Ian Bremer, kreu i “Eurasia Group” i specializuar në çështjet gjeopolitike, i cili duke folur për CNBC tha se “Prigozin është si i vdekur.
“Do të jetë një surprizë e madhe nëse ai do jetë me ne për një kohë të gjatë. Putini ka burgosur dhe vrarë njerëz që kanë bërë shumë më pak se sa bëri Prigozhin, dhe për mua është e paimagjinueshme që ai të lejohet të jetojë më gjatë se sa është absolutisht e nevojshme. Ai meriton një plumb në kokë”, shtoi ai.
Ish-shefi i ushtrisë ruse dhe oficeri i inteligjencës Igor Girkin thanë për Prigozhin se “varja e tij për vrasjen e oficerëve tanë është thjesht e nevojshme për ruajtjen e Rusisë si shtet”.
Në të njëjtën kohë, Andrei Gurulev, një gjeneral në pension dhe deputet aktual rus, tha se “Prigozhin dhe krahu i tij i djathtë, Dmitry Utkin, meritonin një plumb në kokë”.
Në deklaratat e tij për Associated Press, Gurulev nënvizoi: Unë besoj fuqishëm se tradhtarët në kohë lufte duhet të ekzekutohen.
Ndërsa Prigozhin fshihet në një dhomë pa dritare në një hotel të Minskut, “skifterët” e Kremlinit po kritikojnë ashpër Putinin pasi ai hoqi akuzat kundër grupit mercenar Wagner që hapi zjarr ndaj avionëve rusë.