Pinknews
‘Prima Donna’ apo kuçedra? Olta flet për epitetet që i vunë në BBVIP

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka komentuar epitetet që i kanë vënë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Ndër të tjera ka folur dhe për eksperiencën që ka përjetuar gjatë qëndrimit.
“Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta.

