Pinknews
Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!
Miqësia mes Selin Bollatit dhe Mateos duket se është prishur përfundimisht. Pas Prime-t të së martës, banorët kanë pasur debate të vazhdueshme, duke u rikthyer në kundërshtarë të njëri-tjetrit.
Gjatë një përplasjeje brenda shtëpisë, Selin i tha Mateos të mos jetë hipokrit dhe të mos mbajë gjysmë fjalësh për të tjerët, ndërsa ai e sfidoi duke thënë se nuk mund ta sulmojë. Selin e akuzoi se është zëri i një personi tjetër në lojë, ndërsa Mateo reagoi me tone të ashpra, duke e kritikuar për veprimet e saj dhe duke u përplasur për situatën mes tij dhe një vajze tjetër në shtëpi, Brikenës.
Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.
Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.
Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.
Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.
Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.
Mateo: Të të vij turp.
Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.
Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.