Politike
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Turisti përplaset me efektivët: Në godinë ndodhet pasaporta e valixhja ime

Situatë e tensionuar raportohet nga Thethi edhe pasditen e sotme teksa vijon aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje. Mësohet se në fshatin turistik ditën e sotme kanë mbërritur edhe disa përfaqësues të opozitës në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia.
Bëhet me dije se këta të fundit kanë patur përplasje verbale me drejtorin e ri të policisë Shkodër Gentian Berberi pasi pretendojnë se ai iu është drejtuar me fjalët “ju tërheq edhe ju zvarrë”.
Gjithashtu raportohet se një turist britanik i cili është përplasur me efektivët pasi thotë se brenda ndërtesës që po shembej ndodhej pasaporta e tij dhe valixhja. Ai tha se kishte 1 muaj që qëndronte në godinën në Theth, nuk është lejuar nga policia edhe pse të njëjtën gjë për të kërkuan edhe opozitarët e pranishëm.
Pjesë nga debati:
TURISTI:Jam shtetas britanik, aty ndodhen valixhja ime, pasaporta ime, gjithçka e imja është atje. Kam jetuar këtu për 1 muaj, kam rezervuar për 2 muaj.
SPAHIA: Do pasaportën, i ka brenda, edhe valixhet tek ndërtesa.
POLICIA: T’i kishte marrë me kohë. Ai e ka mendjen të filmojë.

