Bota
Prishje të pazarit të drogës/ Gjendet i vdekur një person në Spanjë, dyshohet shqiptar
Një person, është gjetur i vdekur mbrëmë në një fermë në Rasquera të Spanjës. Sipas mediave të Spanjës, viktima është rreth 30-40 vjeç, e po ashtu dyshohet se është shqiptar. Por deri më tani ky është një informacion i pakonfirmuar nga autoritetet vendase.
Kufoma u zbulua kur një fermer që kishte shkuar në fermën e tij për të ujitur, gjeti trupin e tij në arë dhe menjëherë njoftoi Policinë e Spanjës. Mëngjesin e kësaj të marte autopsia ka konstatuar indikacione që mund të nënkuptojnë vdekjen e shkaktuar nga dhuna, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të jetë helmuar.
Nga hetimet paraprake, ka dyshime se vrasja është bërë për pazare droge. Ndërkohë pritet zbardhja e identitetit të viktimës, si dhe të personave që kanë kryer krimin si dhe rrethanat e ngjarjes.