Connect with us

Rajon

‘Prishtina nuk është e gatshme të formojë Asociacionin e Komunave Serbe’

Profesori asistent në Fakultetin e Shkencave Politike në Serbi, Stefan Surliç, beson se Prishtina nuk është e gatshme për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe se nuk ka asnjë hap të dukshëm nga ana e Kosovës që do të çonte në de-përshkallëzimin e situatës në veriun

Ai shtoi se qëllimi kryesor, mbi të gjitha i atyre që udhëheqin dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është që të krijohen kushte të tilla që serbët e veriut të kthehen në institucione, edhe pse kjo për momentin duket si një synim i paarritshëm. Arsyeja eshte e thjeshtë se Prishtina nuk ka ndërmarrë asnjë hap që do të çonte në stabilizimin e situatës në terren dhe që do të inkurajonte serbët dhe do të krijonte një minimum besimi se ata mund të marrin pjesë edhe një herë në institucione, por edhe se këto institucione kanë vërtet kompetencat që mbrojnë të drejtat e tyre të veçanta.

Surlic beson se administrata amerikane është e përkushtuar në radhë të parë për shuarjen e zjarrit dhe se në këtë moment nuk është në interesin e tyre të përshkallëzojnë konfliktin, si dhe se kanë vendosur vijat e tyre të kuqe, por se nuk ka gatishmëri për sanksione më serioze kundër autoriteteve në Prishtinë.

Advertisement