Kosova
Prishtina po sjell pushtimin/ Dreçun: Po kërcënohen pjesët periferike të Serbisë qendrore
“Vendosja e përshpejtuar e Forcave te Sigurise në bazat në mbarë Kosovën, disa prej të cilave janë rreth 15 kilometra përgjatë kufirit me Serbinë, është një sinjal se shqiptarët po pushtojnë të armatosur te gjithë territorin e Kosovës dhe po bëhen kërcënim për pjesët periferike të Serbisë Qendrore” – keshtu paralajmëroi kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Millovan Drecun në një prononcim për Sputnik pas lajmit nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka marrë pronën e ish-aeroportit të Dumoshit afër Podujevës, ku do të vendosen forcat e ushtrise
Drecun beson se bëhet fjalë për zgjerimin e planifikuar të infrastrukturës së bazave të reja për pjesëtarët e forcave te armatosura në të gjithë territorin e Kosovës, me qendër të gravitetit në drejtim të lindjes dhe në perspektivë në veri.
Nga ana tjetër, shtoi ai, është planifikuar edhe ndërtimi i bazave në zonën e Novi Sellës, gjegjësisht në drejtim të Gjilanit, diku rreth 1000 metra kufiri, pikërisht përballë bazës ushtarake serbe “Jug”.
“Kur kësaj i shtohen bazat, veçanërisht ato në zonën e Gjakovës dhe aeroportit që tani përdoret për dronët pa pilot “Barjaktar”, atëherë është plotësisht e qartë se Prishtina synon të pushtojë të gjithë territorin e Kosovës nga forcat e saj të armatosura” – theksoi Drecun
“Podujeva është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse aty është vendkalimi administrativ Merdare, andaj qëllimi i tyre është të mbyllin pjesën lindore me pretekstin e përgatitjes së mbrojtjes kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia, gjë që është e pakuptimtë sepse në fakt po përgatiten për destabilizime të caktuar” – potencoi Milovan Drecun