Kosova
Prishtina si Roma, Kryeqëndra e botës/ Escobar ‘zbor’ në Kosovë dhe Serbi
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do vizitojë Serbinë dhe gjatë javës, edhe Kosovën
Në kryeqytetin serb, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin Vucic dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Serbia.
Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se një marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian “është thelbësore për normalizim” të raporteve mes Beogradit dhe Prishtines.