Rajon
Priten sulme terroriste/ Gjuriç bën paralajmërimin e fortë, frikë në ambasada
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se administrata amerikane është e qartë në dënimin e politikës së Albin Kurtit, duke theksuar se Beogradi dëshiron të shohë veprime më energjike nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.
“Është mirë të thuash se ata janë kundër masave të njëanshme, por nëse Kurti shkon më tej, është e nevojshme që KFOR-i, EULEX-i dhe të tjerët të përdorin kompetencat e tyre” -theksoi Gjuriç në TV Pink, duke shtuar se sipas tij, veprimet ekstremiste të Kurtit kanë pasoja më të gjera. Në këtë kuptim, ai theksoi se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kanë marrë kërcënime se do të jenë cak i sulmeve terroriste dhe këto kërcënime vijnë nga qarqet ekstremiste.
“E përmend këtë sepse dikush nga Prishtina ka vite që punon sistematikisht për të krijuar një klimë ku të lejohen sulme ndaj çdo gjëje serbe” – deklaroi propaganduesi serb.
Duke folur për situatën në lidhje me hapjen e urës në Ibër, Gjuriq theksoi se regjimi i Kurtit po bën gjithçka për të ndryshuar situatën në Kosovë në dëm të popullit serb.
“Ai po punon për eliminimin e plotë të institucioneve serbe dhe këtë po e bën për arsyet e tij politike, sepse po përpiqet të profilizohet si politikan kombëtar i të gjithë shqiptarëve në rajon. Tentakulat e tij mund të shihen edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Partia e tij nuk është e zakonshme, ajo është një lëvizje radikale e aftë në propagandë dhe ajo kryen një politikë të errët etno-nacionaliste” – deklaroi Gjuriç.
I pyetur për të komentuar deklaratat e profesorit të Universitetit John Hopkins, Daniel Server, i cili tha se qeveria në Kosovë mund të pranojë ose refuzojë koordinimin me aleatët, por se ata duhet të përmirësojnë marrëdhëniet me SHBA-në dhe Evropën, Gjuric u shpreh se nëse e ka thene Server, duket qartë se Kurti e ka tepruar.
“Nëse këtë e thotë një njeri që njihet si dikush që nuk është pro politikës shtetërore të Serbisë, atëherë është e qartë se sa larg ka shkuar Kurti sepse Serwer është një njeri që ka simpati të forta për projektin e Kosovës së pavarur dhe teksa tani ka arritur deri aty sa ka kritikuar politikën e Kurtit” – u shpreh Ministri i Jashtem serb.