Connect with us

Sport

Pritet me padurim nga tifozët, Real Madrid cakton datën e prezantimit të Endrick

Real Madridi ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se ka caktuar prezantimin e sulmuesit brazilian Endrick. Endrick do të dalë para tifozëve në Santiago Bernabeu më 27 korrik, në orën 12:00.

“Real Madrid CF njofton se prezantimi i lojtarit tonë Endrick do të bëhet të shtunën më 27 korrik, në orën 12:00, në stadiumin Santiago Bernabeu. Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez do të presë Endrick në Real Madrid City për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Endrick do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabeu” – shkruan Reali.

Advertisement