Connect with us

Sport

Pritjes i vjen fundi, Armando Broja zbret në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve

Duket se pritjes i ka ardhur fundit. Armando Broja më në fund është rikuperuar dhe tashmë prej ditësh po stërvitet intensivisht për t’u rikthyer në fushë në sfidën e ardhme në Premier League. Mauricio Pochettino do të ketë një armë më shumë në repartin e sulmit, pasi sulmuesi shqiptar do të jetë nën urdhrat e tij pas ndeshjeve të kombëtareve. Broja humbi dy duelet e kuqezinjve me Çekinë dhe Poloninë për shkak të dëmtimit, por tashmë gjithçka ka marrë fund. Në duelin që Chelsea do të luajë ndaj Bournemounth në Premier League, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit pritet që Broja të marrë disa minuta. Kjo sfidë do të luhet më 17 shtator në orën 15:00. Ka qenë vetë trajneri argjentinas që ka konfirmuar rikthimin e Brojën  në fushë pas pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Advertisement