Lifestyle
Probleme me rënien e flokëve? Përgatisni këto tre maska në shtëpi
Jo në çdo rast duhet të drejtoheni te mjeku për probleme që kemi me shëndetin tuaj.
Rënia e flokëve është prezente më në masë te meshkujt, por edhe femrat e vuajnë një gjë të tillë, edhe pse më pak.
Më poshtë do të gjeni tre maska që mund t’i përdorni për të parandaluar rënien e flokëve.
Maskë me vezë
Për këtë maskë, duhen dy të verdha vezësh, pak vaj ulliri dhe gjysmë limoni i shtrydhur. Përziejini mirë dhe lëreni këtë maskë të veprojë në skalpin e kokës.
Aplikojeni me anë të një furçe dhe mblidheni kokën me qese transparente. Lëreni të veprojë për gjysmë ore, më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me shampon.
Maskë me mjaltë
Provoni këtë përzierje për flokët tuaj: në një tas të vogël hidhni një vasketë kos dhe një lugë plot me mjaltë. Përziejini dhe përhapeni maskën në flokë. Më pas vendosni një kapuç dushi. Lereni një orë kokën të mbështjellë dhe lajini flokët me shampoo.
Maskë flokësh me maja birre
Forcon dhe ndalon rënien e flokëve: bëhet fjalë për një maskë që realizohet me dy të verdha vezësh, disa pika uthull, një lugë mjaltë dhe 20 gram maja birre.
Hidhini në një tas, përziejini dhe aplikojeni maskën në skalpin e kokës. Mbështilleni kokën me qese dhe lëreni për gjysmë ore, shkruan noa.al. Më pas lajini flokët me shampo si zakonisht.